Ndodh edhe kjo, në finalen e Superkupës shkruhet gabim emri i mesfushorit

  • 15 August 2019 - 10:30
Ndodh edhe kjo, në finalen e Superkupës shkruhet gabim emri i mesfushorit

Në takime siç ishte finalja e Superkupës së Europës, vëmendja ndaj detajeve është maksimale, pasi për shkak të audiencës së lartë, organizatorët duan që gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte.

Megjithatë edhe kjo nuk mjaftoi mbrëmjen e djeshme në Stamboll, në sfidën mes Liverpoolit dhe Chelseat, e cila u fitua nga “The Reds” pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa pas 30 minutave shtesë rezultati ishte sërish i barabartë, 2-2.

Mesfushori italo-brazilian i Chelseat, Jorginho u detyrua ta djersisë në fushë një bluzë në të cilën emri i tij ishte stampuar gabim, pasi ishte shkruar Jorghino e jo ( Jorginho).

Gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi nga ana e prodhuesve të fanellës, që nuk ishte vënë re as nga magazinierët e klubit londinez.

Ky ishte rasti i dytë që gabohet në shkrimin e emrit, pasi viktima e parë ka qenë gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç, i cili para pak ditësh mbajti mbi shpinë një bluzë ku mbiemri i tij ishte shkruar “Irbahimoviç”.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)