Vrapimi i Klopp drejt Adrian që ka pushtuar internetin

  • 15 August 2019 - 13:38
Vrapimi i Klopp drejt Adrian që ka pushtuar internetin

Javë e çmendur për Adrian, nga West Ham United ku bëri vetëm 5 paraqitje sezonin 2018/19, u ble për të qenë hija e Alisson, kurse mbrëmë u shndërrua në hero.

32-vjeçari po e jeton një ëndërr, një ndër momentet më të mira në karrierë.

Pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas 120 minutave në Stamboll, Adrian priti të vetmen penallti në finale të UEFA Super Cup kundër Chelsea duke e dënuar Tammy Abrahamin dhe për t’ia dhuruar trofeun “Redsave”.

Natyrisht, gëzimi ishte aq i madh nga lojtarët dhe stafi i Liverpoolit, e në veçanti nga ana e Klopp që vrapon me fuqinë në maksimum për të arritur te heroi i finales, ashtu si e gjitha pjesa tjetër e skuadrës.

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp e ka krahasuar portierin e Liverpoolit, Adrian, me ikonën e boksit Rocky Balboa pasi spanjolli u bë hero duke pritur një penallti vendimtare kundër Chelsea në finale të UEFA Super Cup.

“Çfarë tregimi. Adrian sikur Rocky pasi humbi kundër Apollo Creed”, u shpreh Klopp për BT Sport pas ndeshjes. 

(Kosova Sot Online)