Pogba ende beson në mrekulli

  • 15 August 2019 - 14:02
Pogba ende beson në mrekulli

Paul Pogba e dëshiron ende transferimin nga Manchester Unitedi në Real Madrid këtë verë, përkundër që është i vetëdijshëm që një transferim i tillë nuk është i lehtë për t’u arritur.

Ai dëshiron që transferimi të kompletohet, mirëpo do ta konsiderojë mrekulli nëse në fund të verës do ta ketë të veshur fanellën e madrilenëve.

Në Angli, historitë e largimit të tij kanë marrë fund, edhe pse të gjithë atje e kuptojnë se francezi do të transferohet në “Santiago Bernabeu” herët apo vonë.

Ai nuk e ka ndryshuar mendjen. Pogba nuk ka plan që të bëjë presion, por do të kërkojë sërish largimin.

As fitorja 4-0 në Old Trafford kundër Chelsea nuk e bindi Pogban, as fjalët e Ole Gunnar Solskjaer që i ka premtuar se Unitedi do të bëjë lojë për të.

Në Madrid janë të qetë, pasi janë në garë edhe për Neymarin. Ata janë duke pritur momentin e duhur për të reaguar, sepse nuk e kanë në plan të shpenzojnë afër 200 milionë euro.

Mino Raiola, agjenti i Pogbas, është duke tentuar që të gjejë formulën e duhur dhe s’do të dorëzohet deri në fund. Është planifikuar një takim mes tij dhe klubit ditëve të ardhshme për t’ua bërë të qartë drejtuesve të “Djajve të Kuq” se Pogba dëshiron të transferohet në Madrid.

(Kosova Sot Online)