Fabregas dënohet me 3 ndeshje pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë

  • 15 August 2019 - 14:10
Fabregas dënohet me 3 ndeshje pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë

Kartoni i kuq që mori në sfidën e javës së parë të kampionatit francez ndaj Olympique Lyon i ka kushtuar rëndë mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

Komisioni i Displinës në ligën franceze të futbollit e ka pezulluar me 3 ndeshje futbollistin e Monacos pasi e ka cilësuar të qëllimshëm faullin e Fabregas edhe pse ky i fundit kurrësesi nuk e pranon diçka të tillë.

Mesfushori iberik u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR, sepse fillimisht gjyqtari  nuk e dalloi faullin e shkaktuar nga Fabregas.

Ish-lojtari i Chelseat pas këtij pezullimi do të mungojë në 3 takimet e radhës të Monacos në kampionat ndaj Metz, Nimes dhe Strasbourg.

(Kosova Sot Online)