U transferua te Interi para dy sezonesh, mbrojtësi pranë largimit nga zikaltërit

  • 15 August 2019 - 17:07
U transferua te Interi para dy sezonesh, mbrojtësi pranë largimit nga zikaltërit

Dalber Henrike mund t’i japë fund aventurës me Interin, pas vetëm 2 sezoneve.

Mbrojtësi u transferua në 2017 me shumë bujë nga francezët e Nicës, por nuk arriti të tregojë të njëjtën formë që kishte në Ligë 1, edhe me zikaltërit. Në dy sezone në Itali, 25-vjeçari është aktivizuar në vetëm 26 ndeshje, dhe kjo ka bërë që ai të mendojë largimin.

Interes për brazilianin ka shfaqur Fiorentina, të cilët mund të ofrojnë në shkëmbim mbrojtësin italian, Kristian Biraghi. Gjithsesi nuk janë vetëm vjollcët në garë për Dalbert, pasi thuhet se edhe Nica, kërkon ta rikthejë atë në skuadër. 

Madje francezët duken më afër transferimit të lojtarit, dhe shpresojnë se me rikthimin në Francë, mbrojtësi i majtë do të gjejë formën e dikurshme. Megjithatë sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, e sigurt është që këtë sezon lojtari nuk do të qëndrojë në “San Siro”.

(Kosova Sot Online)