Lovren është gati për Romën

  • 15 August 2019 - 18:10
Lovren është gati për Romën

Mbrojtësi i Liverpool Dejan Lovren raportohet se ka arritur marrëveshje me Romën për një transfer 25 milionë euro

Sipas Sky Sport Italia, Roma ka arritur marrëveshje me kampin e Lovrenit dhe Liverpool janë të “prirur” për ta pranuar ofertën e tyre.

Sipas kësaj media, Giallorossi kanë propozuar huazim për një sezon me opesionin 25 milionë euro për ta blerë lojtarin, por kjo varet edhe nga ndeshjet që ai luan.

Lupi e kërkoi 30 vjeçarin pasi që çmimi i Toby Alderweireld ishte i lartë dhe ata e zbehën interesimin e tyre për Daniele Ruganin.


(Kosova Sot Online)