Jorginho: Nuk kam nevojë për Sarrin që të luajë mirë

  • 15 August 2019 - 18:29
Jorginho: Nuk kam nevojë për Sarrin që të luajë mirë

Jorginho ka thënë se ai është i përkushtuar për t’u kujtuar si njëri prej lojtarëve më të mirë të Chelsea dhe se ai po tregon se nuk ka nevojë për Sarrin që të jetë i vlerësuar

Jorginho ka punuar me Sarrin në Napoli para se të transferohet në Chelsea verën e kaluar, kurse trajneri tani ka marrë drejtimin e Juventusit.

Mesfushori tani është rrugës për të krijuar reputacionin e tij në Stamford Bridge, nën urdhrat e legjendës së klubit, Frank Lampard.

“Isha i mërzitur kur njerëzit mendonin se erdha këtu vetëm për shkak të Sarrit”, tha 27 vjeçari për Esporte Interativo.

“Erdha këtu për shkak të punës sime të madhe, punës sime të përditshme, sakrificave të mija. Është një sfidë për mua dhe dua ti tregoj tifozëve që duke falëndëruar punën time jam këtu”.

“Dua ta marrë këtë mundësi për të pasur një sezon të mirë dhe po ashtu emri i imë të njohët si Jorginho i cili luajti për Chelsea, e jo Jorginho i cili punon vetëm me Sarri”.

Italiani shënoi një penallti në kohën shtesë ku Blutë barazuan rezultatin kundër Liverpoolit në finalen e Super Kupës së Europës, edhe pse skuadra humbi me penallti me rezultat 5-4.

(Kosova Sot Online)