KB Prishtina përforcohet me një super prurje nga Zvicra

  • 15 August 2019 - 19:03
KB Prishtina përforcohet me një super prurje nga Zvicra

Klubi basketbollit të Prishtinës është përforcuar pak para se të nisë sezoni i ri në basketboll

Bardhekaltërit janë përforcuar me Jonathan Wade, i cili është njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në superligën e Zvicrës.

Ish lojtari i Pully Lasuanne Foxes do të jetë pjesë e kampionit kosovar.

“Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitave 2 dhe 3 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysmëdistanca dhe për depërtime energjike”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit në facebook.

“Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje”.

(Kosova Sot Online)