“Nuk e kemi pezulluar Neymarin”

  • 15 August 2019 - 20:22
“Nuk e kemi pezulluar Neymarin”

Braziliani po vazhdon që të lidhet me një largim nga skuadra, por drejtori sportiv, Leonardo vazhdon të thotë se ai është duke u rikuperuar nga lëndimi

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo i ka mohuar raportet se Neymar është pezulluar nga skuadra për shkak se ai dëshiron që të largohet.

“Janë lajme të rreme. Ai nuk është pezulluar nga grupi”, ka thënë shkurt Leonardo për RMZ. “Ai është duke e përcjell një program personal rehabilitimi. Ai është lojtar i Paris Saint-Germain, ka edhe tri vite kontratë me Parisin, mos e harroni këtë”.

“Ne duhet ti analizojmë të gjithë, ne do të rregullojmë gjithçka para se ai të luaj përsëri”. 

(Kosova Sot Online)