Emery: Mentalisht, Ozil dhe Kolasinac janë gati për të luajtur

  • 15 August 2019 - 21:04
Emery: Mentalisht, Ozil dhe Kolasinac janë gati për të luajtur

Unai Emery është “100 për qind” i sigurt që Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë mentalisht gati për të luajtur dhe kanë stërvitur me skuadrën edhe gjatë ditës se premte për ndeshjen kundër Burnley

Arsenali ishte detyruar ti lë dyshen në shtëpi për ndeshjen e parë kundër Newcastle vikendin e kaluar për shkak të “sigurisë së lojtarëve” pasi që një bandë i kishte sulmuar për t’ia vjedhur makinën dhe kishte pasur edhe një tentim për vjedhje në shtëpi të Ozilit.

Të dy lojtarët janë kthyer sot në stërvitje, edhe pse Ozili mungoi të mërkurën për shkak të grupit. Ai është kthyer të enjte, por është dërguar në shtëpi nga stërvitjet në një rrugë të fshehur me një makinë që ka pasur dritaret e errëta.

Emery ka thënë se shqetësimi i tij për Ozilin dhe Kolasinacin ishte se a janë ata në gjendje të luajnë pas kësaj traume.

Ai ka thënë se do ta shikojnë gjendjen e dy lojtarëve 48 orët e ardhshme dhe do të merr vendim se a të startojnë në ndeshjen e dytë të sezonit, por ai ka thënë se nëse ju duhet kjo kohë do ia jep.

“Po, jam 100 për qind i sigurt që mentalisht janë gati. Një qind për qind jam për këtë. Mentaliteti i tyre, fokusi i tyre në shtërvitje dhe ndeshje është pozitiv”.

“Dëshiroj që ti ndihmoj ata që të jetojnë normal me ne, të stërviten, të mendojnë dhe të fokusohen në çdo stërvitje të çdo ndeshje”.

“Ata janë kthyer në stërvitje që në ditën e parë të martën. Kanë pasur një ditë pushim por kanë ardhur që në fillim të stërviten me ne”.

“Ozil ishte pak sëmurë. Ai nuk është stërvitur por po bëhet gjithmonë e më mirë”. 

(Kosova Sot Online)