“Kepa e la pa fjalë Sarrin për mos zëvendësimin e tij”

  • 15 August 2019 - 22:50
“Kepa e la pa fjalë Sarrin për mos zëvendësimin e tij”

Gianfranco Zola ka treguar se Kepa Arrizabalaga e kishte lënë “pa fjalë” Maurizio Sarrin kur ky i fundit kishte refuzuar që të zëvendësohej në finalen e kupës së ligës në Angli

Kepa e kishte mbrojtur vendimin e tij gjatë gjuajtjeve se penalltive të Chelsea ku ata humbën kundër Manchester City, duke shpjeguar se ka pasur “keqkuptim” për fitnesin e tij.

Megjithatë, Zola mendon se spanjolli nuk i ishte bindur tani menaxherit të Juventusit pasi që mendon se ish portieri i City, Willy Caballero në gol ia kishte dhënë skuadrës së tij titullin.

“Në fillim ai kishte keqkuptuar”, tha ish asistenti i Sarrit për beIN Sports.

“Ai pretendonte se ishte i lënduar sepse ai dëshironte që të humbiste kohë. Nuk kishte asgjë të keqe në këtë rast, por ne pastaj e morëm vendimin”.

“Ne e dinim që kishim Willy Cabellero në bankë, i cili i njihte të gjithë lojtarët e Manchester City dhe kështu ishte një mundësi më e mirë për ne”.

“Ne dëshironim ta bënim ndryshimin. Nuk ishte e para-aranzhuar por ne e kishim parë edhe një ditë më parë që ai ishte i lënduar, kështu që ne menduam që ishte lëndimi që po i kthehej andaj Cabellero e njihte Cityn kështu që normalisht besonim më shumë në të, shumë e thjesht”.

“Sigurisht nuk ishte një situatë e lehtë me të cilën jemi përballur. Ne nuk mund ta besonim, ne mbetem pa fjalë, ne vazhdonim ti thoshim që të largohej por ai nuk dëgjonte”. 


(Kosova Sot Online)