Barça e hap sezonin e ri të La Ligës me përballjen me Bilbaon, formacionet e mundshme

  • 16 August 2019 - 09:14
Barça e hap sezonin e ri të La Ligës me përballjen me Bilbaon, formacionet e mundshme

Sezoni i ri i La Ligës, 2019/20, do të nisë me ndeshjen mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, në orën 21:00, në stadiumin “San Mames”.

Mirëserdhët në La Liga! Sezoni i ri i kampionatit spanjoll premton shumë entuziazëm dhe një garë të ngushtë për titull mes klubeve favorite. Barcelona e ka mundësinë e parë për ta nisur me këmbë të mbarë rrugëtimit drejt trofeut sonte, kur do ta fillojë sezonin në Bilbao.

“Blaugranët” kanë qenë mbresëlënës në parasezon dhe në fitoren kundër Napolit javën e kaluar u dëshmua potenciali i skuadrës së Ernesto Valverdes.

Edhe pa Lionel Messin, i cili është ende duke u rikuperuar nga një lëndim, skuadra e Barcelonës që do të luajë në “San Mames” do ta ketë Frenkie De Jongun dhe treshen e sulmit – Ousmane Dembele, Luis Suarez dhe Antoine Griezmann – që mund t’i ndëshkojnë kundërshtarët me shpejtësinë dhe aftësinë e tyre.

Megjithatë, Athletic Bilbao mund të dëshmohet si test i vështirë pasi që e ka një skuadër solide në të gjitha aspektet. Fuqia e tyre fizike bën që Barcelona të ketë nevojë të jetë në formën e vet më të mirë sonte.

Inaki Williams është njeriu kryesor në fazën e sulmit dhe ai do të tentojë ta dëshmojë se e meriton kontratën nëntëvjeçare që e nënshkroi së fundi, ndërsa Iker Muniain rrezikon gjithmonë t’i habisë kundërshtarët.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, De Jong; Dembélé, Suárez, Griezmann

Athletic (4-2-3-1): Simón; De Marcos, Yeray, Martínez, Balenziaga; Unai López, Dani García; Muniain, Raúl García, Yuri; Iñaki Williams.