Matthias Pogba pretendon se vëllai i tij dëshiron ta lërë Man Unitedin në një intervistë tronditëse

  • 16 August 2019 - 09:45
Matthias Pogba pretendon se vëllai i tij dëshiron ta lërë Man Unitedin në një intervistë tronditëse

Mathias Pogba pretendon se vëllai i tij dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe beson se mesfushori francez mund ta sigurojë këtë transferim para se të mbyllet afati kalimtar për klubet spanjolle.

26-vjeçari i kishte nisur spekulimet për të ardhmen e tij në qershor, kur kishte thënë se ky mund të jetë momenti i duhur për ta provuar ndonjë sfidë të re, pas tri vjetëve me “Djajtë e kuq”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, komentet e vëllait të tij më të madh vetëm sa e ka vënë edhe më shumë në dyshim të ardhmen e mesfushorit në “Old Trafford”.

Në një intervistë të jashtëzakonshme në emisionin spanjoll “El Chiringuito”, Matthias, i cili luan për klubin Manchengo në nivelin e tretë të futbollit spanjoll, e lavdëroi trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Pauli dëshiron të shpërngulet. Në skuadrën që është tani, ai nuk mund të bëjë gjithçka. Nëse Zidane nuk i ka gjërat që i do, do të jetë e vështirë për të. Atij i mungon vëllai. Nuk është e pamundur që Florentino Perezi ta transferojë atë. Gjithçka është e mundur”, ka thënë Matthias.

“Nuk është e mundur të sigurojë se vëllai im do të qëndrojë në Man United. Deri më 2 shtator, gjithçka mund të ndodhë. Cili lojtar i mungon Zidanit? Vëllai im”.

Mathias Pogba: "It's not possible to ensure my brother stays at Man United. I can't assure you that Paul will be at Man United. Until 2nd Sept. anything can happen. Which player is Zidane missing? My brother."

We can't show you everything!

We automatically hide video that might contain sensitive content.

Show Media

M•A•J@Ultra_Suristic

Mathias Pogba when asked by a fan to convince Paul to come to Real Madrid: "Friend, I'll have words with my brother but I can't do everything so you'll have to wait like the rest."

Kur iu kërkua nga një tifoz ta bindë Paul të transferohet në Real Madrid, Matthias u përgjigj: “Shoku im, unë mund të flas me vëllain tim por s’mund të bëj gjithçka, kështu që ju duhet të pritni për pjesën tjetër”. 

(Kosova Sot Online)