Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri të La Ligës

  • 16 August 2019 - 11:47
Gjithçka që duhet të dini për sezonin e ri të La Ligës

Sezoni i ri i La Ligës do të fillojë sonte, kur Barcelona e nis rrugëtimin me synimin për ta mbajtur titullin e kampiones sërish, këtë herë në “San Mames” kundër Athletic Bilbaos, pasi e kaloi verën duke reflektuar në dështimet e sezonit të kaluar dhe duke e përforcuar skuadrën e tyre.

Kjo do të jetë një ndeshje mes dy klubeve historike, me Real Madridin dhe Atletico Madridin që po rrinë me shpresën se mund ta largojnë nga froni klubin katalonas këtë sezon. Kjo nuk do të jetë e lehtë pasi që Barcelona i ka fituar tetë nga 11 edicionet e fundit, shkruan Marca.

Ta kesh Lionel Messin në skuadër është një ndihmë e madhe, pasi që argjentinasi e mbylli sezonin 2018/19 me 36 gola në ligën spanjolle.

Por, tani po nis një sezon i ri dhe 20 skuadra do t’i kenë 20 plane, buxhete, filozofi dhe qëllime të ndryshme.

Kreu mbetet i njëjtë

Top tri klubet e Spanjës i kanë mbajtur trajnerët e tyre – më mbresëlënës është në rastin e Atleticos, pasi që Diego Simeone e ka mbajtur këtë pozitë që nga dhjetori i vitit 2011 – ndërsa Real Betisi, Sevilla dhe Espanyoli vendosën pro ndryshimeve.

Por, ndryshimet kanë ardhur në dhomat e zhveshtores, pasi që pothuajse të gjitha klubet kanë qenë duke shpenzuar këtë verë për ta përforcuar skuadrën. Megjithatë, ka ende kohë pasi që afati kalimtar nuk mbyllet deri më 2 shtator.

Njëra ndër kalimet më të mëdha ishte transferimi i Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi në Barcelonës. Këta të fundit mund ta shtojnë në skuadër edhe Neymarit para se të mbyllet afati kalimtar.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane e ka përpara vetes detyrën e vështirë për ta kthyer Real Madridin në nivelin që ishte para se francezi të jepte dorëheqje para rreth një viti. Eden Hazardi u jep atyre shpresa, por ky qëllim s’do të jetë i lehtë për t’u arrirë.

Në anën tjetër të kryeqytetit spanjoll, Joao Felix pritet të jetë lojtari kyç i Atletico Madridi, pasi që ishte mbresëlënës në ndeshjet e parasezonit, përderisa për portierin Jan Oblak ka sërish pritshmëri të mëdha.

Por, niveli i parë i futbollit të Spanjës ka shumë më shumë sesa vetëm këto tri klube. Osasuna, Granada me Mallorca janë kthyer në La Liga dhe do të luftojnë për të qëndruar aty edhe më tutje.

Ndërsa, Sevilla, Valencia, Athletic Club, Real Betis, Celta Vigo, Espanyol, Villarreal dhe Getafe do të shpresojnë se do ta arrijnë ndonjë pozitë për t’u kualifikuar në Evropë për sezonin e ardhshëm.

Ajo që është e sigurt është se La Liga është kthyer dhe tifozët e futbollit mund të argëtohen me ndeshjet e kësaj lige gjatë nëntë muajve në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)