Vashat e Kosovës ballafaqohen me ato të Izraelit

  • 16 August 2019 - 13:34
Vashat e Kosovës ballafaqohen me ato të Izraelit

Kosova U16 do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, në Divizionin B, në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës sot nga ora 15:00 do të takohen me ato të Izraelit.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Sllovakia, Kroacia, Norvegjia dhe Zvicra.

Gjithsesi synimi i Kosovës është të fitojë përvojë, derisa lojtaret të japin maksimumin në fushë, ashtu siç bënë edhe në sfidën e parë me Sllovakinë.

Më pas Kosova do të takohet me Kroacinë, kurse ndeshjet e fundit në grupe i zhvillon ndaj Norvegjisë e Zvicrës.

(Kosova Sot Online)