Edhe portieri i dytë i Liverpoolit lëndohet, pësoi duke gjatë festimit me tifozë

  • 16 August 2019 - 13:35
Edhe portieri i dytë i Liverpoolit lëndohet, pësoi duke gjatë festimit me tifozë

Portieri i Liverpoolit, Adrian, është në dyshim për ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit, në kuadër të xhiros së dytë të Premierligës, pasi që atë e lëndoi një tifoz gjatë festimeve për triumfin në Super Kupë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se kyçi i këmbës së Adrianit është ende i ënjtur, pasi atë e rrëzoi aksidentalisht një tifoz, i cili hyri në fushë për ta festuar triumfin kundër Chelseat, pasi iu iku rojeve të sigurimit.

Adrian është duke luajtur për Liverpoolit pasi që portieri i parë, Alisson, u lëndua. Ai po bën punë të mirë duke e zëvendësuar brazilianit, pasi që ishte heroi i natës në të mërkurën, kur Liverpoolit e mposhti Chelsean në gjuajtje të penalltive dhe e mori trofeun e Super Kupës. Për ta arritur këtë triumf, Adriani e kishte mbrojtur gjuajtjen e Tammy Abrahamit.

Kur u pyet se a do t’i ndihmojë ajo paraqitje Adrianit, Kloppi u përgjigj: “Do t’i ndihmonte atij shumë nëse do të ishte 100 për qind i sigurt se mund të luajë nesër”.

“Kur ishim të gjithë së bashku duke festuar, një tifoz hyri në fushë dhe duke iu ikur rojeve të sigurimit rrëshqirit dhe e goditi kyçin e këmbës së Adrianit. Është një çmenduri”.

Lëndimi i Alissonit bëri që Liverpoolit ta marrin Andy Lonerganit në skuadër, mirëpo ish-portieri i Prestonit, Leeds dhe Boltonit mund ta zëvenësojë Adrianin për ndeshjen e dytë të Premierligës, e jo Alissonin. 

(Kosova Sot Online)