Zyrtare: Ardian Cuculi lojtar i Dritës

  • 16 August 2019 - 16:30
Zyrtare: Ardian Cuculi lojtar i Dritës

Drita ka kompletuar transferimin e Ardian Cuculit

Përmes një njoftimi në Facebook, Drita ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar nga Tetova, Ardian Cuculi.

Ai do të jetë pjesë e klubit nga Gjilani sezonin 2019/20.

“Kemi arritur marrëveshje me Ardian CUCULIN, prezantimi pritet të bëhet ditët në vijim..! FC DRITA tani është e gatshme për edicionin e ri!”, thuhet në njoftimin e klubit në llogarinë zyrtare në Facebook.

Cuculi në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Kukësit në Shqipëri. Ai ka bërë karrierë edhe me Partizanin e Tiranës dhe Shkëndijën e Tetovës.

Image

(Kosova Sot Online)