Zyrtare: Nzonzi largohet nga Roma, transferohet te Galatasaray

  • 16 August 2019 - 17:13
Zyrtare: Nzonzi largohet nga Roma, transferohet te Galatasaray

Steven Nzonzi është larguar nga Roma për t’u transferuar te Galatasaray në formë huazimi me mundësi vazhdimi deri më 2021. Nëse Galata e blen lojtarin në qershorin e ardhshëm, do t’iu kushtojë 16 milionë euro, por nëse e mban në formë huazimi dhe më pas e blen më 2021, do të kushtojë 13 milionë euro.

Roma zyrtarisht e ka dërguar mesfushorin, Steven Nzonzi, te kampioni i Turqisë, Galatasaray në formë huazimi me opsionin e blerjes.

Roma në faqen e saj ka konfirmuar edhe kushtet:

Galatasaray ka opsionin për ta bërë të tyrin Nzonzin me marrëveshje të përhershme për 16 milionë euro, para 30 qershorit vitin e ardhshëm.

Ata gjithashtu kanë opsionin për ta vazhduar huazimin për 12 muaj të tjerë me çmimin 500.000€.

Nëse ai opsion aktivizohet, klubi mund ta bëjë marrëveshje të përhershme në fund të qershorit në vitin 2021 për çmimin 13 milionë euro.

30-vjeçari e ndihmoi Francën për ta fituar Kupën e Botës verën e kaluar dhe u transferua në Olimpico për 26.65 milionë euro.

Pavarësisht se bëri 39 paraqitje në të gjitha garat, ai dështoi t’i bindë drejtuesit e klubit për ta mbajtur në skuadër. 

(Kosova Sot Online)