“Arena Kombëtare” si asnjëherë më parë

  • 16 August 2019 - 17:35
“Arena Kombëtare” si asnjëherë më parë

“Arena Kombëtare” po shkon drejt përfundimit, “do të jetë ndër më të bukurit në Evropë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa foto në rrjetet sociale të “Arenës Kombëtare” që nuk janë parë deri më tani.

“Arena Kombëtare”, sipas Ramës “do të jetë ndër më të bukurit në Evropë”.

Postimi i Edi Ramës:

EDHE PAK…

Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Evropës

(Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë gojaë)

Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshatë

(Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama.

(Kosova Sot Online)