PSG i do Dembelen e Coutinhon për Neymarin

  • 16 August 2019 - 18:03
PSG i do Dembelen e Coutinhon për Neymarin

Gjiganti francez i ka vendosur kushtet e veta për largimin e yllit brazilian

Paris Saint Germain është i vetëdijshëm se këtë verë mund të mbetet pa yllin e vetë, Neymar.

Mirëpo, gjiganti francez është i gatshëm ta lirojë sulmuesin brazilian vetëm me kushte.

Në fakt, për ish-futbollistin e Santosit interesim kanë shfaqur Barcelona, e cila dëshiron ta rikthejë atë në Camp Nou, por edhe Real Madridi.

Dhe, klubi parisien është i gatshëm ta lëshojë Neymarin vetëm me kusht që nga Barça e merr dyshen Philippe Coutinho e Ousmane Dembele.

Lajmin e ka bërë të ditur “Diario Sport”.

Gjiganti nga Ligue 1 e vlerëson brazilianin 222 milionë euro, aq sa e kishte blerë nga gjiganti katalunas dhe konsideron se dyshja e Barçës do ta mbërrinte këtë shifër për t’u ndërruar kokë më kokë.

Barça është e gatshme ta japë Coutinhon, por jo edhe Dembelen.

Sidoqoftë, kampioni spanjoll beson shumë se javën tjetër do ta bëjë të vetin Neymarin. 

(Kosova Sot Online)