Fillon La Liga, Barça e nis sonte, Reali luan nesër

  • 16 August 2019 - 18:21
Fillon La Liga, Barça e nis sonte, Reali luan nesër

Kampioni aktual, Barcelona do ta hapë sonte sezonin e ri në La Liga me ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos. Kurse, Real Madridi luan të shtunën e Atletico Madridi të dielën

Pas Premierligës, është radha të fillojë sezoni i ri edhe në kampionatin spanjoll – La Liga.

Barcelona e nis sonte konfirmimin e titullit të kampionit me duelin në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos.

Kurse, gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid e viziton të shtunën Celta Vigon.

E Atletico Madridi luan të dielën me Getafen. 

La Liga – Java e parë

SSK1 E premte 21:00 Athletic Bilbao – Barcelona

E shtunë 17:00 Celta Vigo – Real Madrid

E shtunë 19:00 Valencia – Real Sociedad

E shtunë 20:00 Mallorca – Eibar

E shtunë 21:00 Leganes – Osasuna

E shtunë 21:00 Villarreal – Granada

E diel 17:00 Alaves – Levante

E diel 19:00 Espanyol – Sevilla

E diel 21:00 Betis – Valladolid

SSK1 E diel 22:00 Atletico Madrid – Getafe

 

(Kosova Sot Online)