Zyrtare: Roma transferon Mert Cetin

  • 16 August 2019 - 18:38
Zyrtare: Roma transferon Mert Cetin

Mert Cetin edhe zyrtarisht është lojtar i Romës. Ka nënshkruar kontratë deri më 2024.

Roma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Turqisë, Yildrim Mert Cetin, nga Genclerbirligi për 3 milionë euro dhe 10 % të drejtat e shitjes në të ardhmen.

22-vjeçari mbrëmë arriti në Romë, kurse gjatë ditës së sotme kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë deri më 2024.

“E di se çfarë klubi të madh do të përfaqësojë”, tha fillimisht lojtari.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu, është ndjenë që s’mund ta përshkruaj me fjalë. Jam i bindur se do të jem në gjendje t’i realizojë pritshmërinë e klubit dhe tifozëve”.

Qendërmbrojtësi ka shënuar një gol në 25 paraqitje për Genclerbirligi sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)