Vazhdon beteja e Chelseat me Antonio Conten, në mes 10 milionë euro

  • 16 August 2019 - 18:54
Vazhdon beteja e Chelseat me Antonio Conten, në mes 10 milionë euro

Trajneri i Interit, Antonio Conte është ende në betejë ligjore me Chelsean për 10 milionë euro. 

Trajneri italian u shkarkua verën e kaluar për t’i lënë rrugë Maurizio Sarrit dhe klubi anglez pretendon se nuk do të paguante ndonjë kompensim.

Kjo për shkak se mesazhi i tij për sulmuesin Diego Costa që ia konfirmoi se nuk ishte pjesë e planeve, u konsiderua si i dëmshëm për klubin. 

Conte e kundërshtoi këtë gjë dhe fitoi gjyqin në maj. Aty u vendos që klubi t’ia paguante 10 milionë euro trajnerit.

Sipas Daily Mail, kjo nuk ka mbaruar ende, sepse sot Chelsea e çoi çështjen në Gjykatën Qendrore të Punësimit në Londër.

Conte po përfaqësohet nga avokati Phil Bonner dhe nuk mori pjesë personalisht në këtë seancë.

(Kosova Sot Online)