Monaco tenton transferimin e Sturridges

  • 16 August 2019 - 20:34
Monaco tenton transferimin e Sturridges

Daniel Sturridge është shumë afër që të bëhet me skuadër të re, pas largimit të Liverpoolit si lojtar i lirë.

Sulmuesi anglez u largua në fund të sezonit të kaluar nga The Reds, derisa këta të fundit nuk ishin të interesuar që t’i vazhdonin kontratën.

Por, lojtari 29-vjeçar është shumë afër të bëhet me klub të ri, gjersa sipas asaj që raportohet nga L’Equipe, Monaco i do shërbimet e tij. 

Radamel Falcao po e mendon kalimin te gjiganti turk Galatasaray, ndërsa skuadra nga Ligue 1 po tenton transferimin e Sturridges.

Anglezi në sezonin e kaluar me Liverpoolin shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 818 minuta të zhvilluar.

(Kosova Sot Online)