Hudson-Odoi po rikthehet te Chelsea më herët se sa pritej

  • 16 August 2019 - 20:40
Hudson-Odoi po rikthehet te Chelsea më herët se sa pritej

Callum Hudson-Odoi pritet t’i befasojë të gjithë me rikthimin në skuadrën e parë të Chelseat, pas lëndimit që pësoi në sezonin e kaluar.

Talenti anglez kishte pësuar lëndim në thembër në fund të sezonit 2018/19, derisa tani raportohet se ai pritet të rikthehet në muajin shtator.

Anësori 18-vjeçar pritej të mungonte deri në gjashtë muaj te skuadra londineze, mirëpo Frank Lampard deklarojë se lojtari do të mungojë vetëm pesë muaj që nga prilli.

“Ai (Hudson-Odoi) është stërvitur me skuadrën U-23 në dy javët e kaluar dhe duke mirë. Do të jetë një periudhë ku do të punojmë për ta rikthyer kondicionin”, ka thënë trajneri i Chelseat. 

“Rikthimi nga lëndimi duket i mirë, gjë që është një lajm i mirë për ne. Ai duhet të punojë më shumë në punën e kondicionit dhe të jetë i gatshëm që të rikthehet në skuadër”, ka shtuar më tej Lampard.

Hudson-Odoi shihet si zëvendësues ideal i Eden Hazardit që kalojë në këtë verë te Real Madridi, e që strategu i The Blues pret shumë nga ai.

(Kosova Sot Online)