Laxalt e dëshiron largimin nga Milani

  • 16 August 2019 - 21:02
Laxalt e dëshiron largimin nga Milani

Agjenti i Diego Laxalt pohon se nuk ka asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh, pasi lojtari është gati të largohet nga Milano.

Anësori uruguaian u transferua në vitin e kaluar nga Genoa për 14 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, por ai kishte vetëm 29 paraqitje gjatë gjithë sezonit

Lojtari 26-vjeçar tashmë është takuar me Marco Giampaolon që i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. 

“Ende nuk ka asnjë lajm, por të martën pasdite kemi një takim të planifikuar në Casa Milan për të biseduar me drejtorët e kuqezinjve”, ka thënë agjenti Ariel Krasouski për Milannews.it.

“Ne nuk kemi asnjë preferencë midis Italisë apo jashtë vendit, për sa kohë që është një klub i madh”

Laxalt gjendet në Itali që nga viti 2013 duke luajtur për skuadrat si, Interin, Bolognan, Empoli, Xhenova dhe Milanin. 

(Kosova Sot Online)