Bayerni e nis me barazim sezonin e ri

  • 16 August 2019 - 22:33
Bayerni e nis me barazim sezonin e ri

Bayern ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë në Bundesliga, duke barazuar 2-2 me Hertha Berlinin.

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, e ka nisur me barazim sezonin e ri.

Të besuarit e Niko Kovac u ndalën në ndeshjen e parë në shtëpi, duke barazuar 2-2 me Hertha Berlinin.

Vendasit e nisën mirë takimin dhe pas disa rasteve, Robert Lewandowski realizoi për 1-0 në minutën e 24’.

Por, kjo ngjalli mysafirët që shënuan dy herë brenda 3 minutave.

Fillimisht Dodi Lukebakio realizoi për 1-1 në minutën e 36’… 

…kurse në atë të 39’, ish-lojtari i Liverpoolit, Marko Grujic, realizoi për 1-2 dhe festoi si Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë, Bayerni ishte një tjetër skuadër, duke bërë lojë më të mirë dhe duke krijuar më shumë raste, por shënoi vetëm një gol.

Robert Lewandowski realizoi për 2-2 në minutën e 60’ nga penalltia, e fituar me ndihmën e teknologjisë VAR.

Kështu, Bayerni duhet të kënaqet me një pikë dhe të fokusohet te ndeshja e radhës me Schalke.

(Kosova Sot Online)