Valverde e kritikon Griezmannin pas humbjes nga Bilbao: “Duhet të përfshihet në lojë më shumë”

  • 17 August 2019 - 09:41
Valverde e kritikon Griezmannin pas humbjes nga Bilbao: “Duhet të përfshihet në lojë më shumë”

28-vjeçari bëri paraqitjen e parë në La Liga me fanellën e Barçës, pas transferimit për 120 milionë euro nga Atletico Madrid. Por, Griezmann menjëherë ka marrë kritikat e para, edhe pse ishte vetëm ndeshja e parë. Valverde pret më shumë nga ai.

Trajnri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se Antoine Griezmann duhet të përfshihet më shumë në lojë pas humbjes 1-0 në San Mames nga Athletic Bilbao.

28-vjeçari bëri paraqitjen e parë në La Liga me fanellën e Barçës, pas transferimit për 120 milionë euro nga Atletico Madrid.

Por, nuk është se tregoi shumë sipas Valverdes, që pret më shumë nga francezi.

“Vërtet që niset nga krahu dhe ushtron shumë presion aty, por duhet të futet më në brendësi të aksioneve dhe të lojës, duke mos qëndruar i distancuar…”, deklaroi Valverde pas humbjes 1-0 nga Athletic Bilbao.

“Sigurisht, ai është i vetëdijshëm se të gjithë presim shumë nga shumë lojtarë dhe ai duhet të përfshihet më shumë në lojë”. 

(Kosova Sot Online)