Premierliga vazhdon me super ndeshje, luhet Man City-Tottenham

  • 17 gusht 2019 - 11:24
Premierliga vazhdon me super ndeshje, luhet Man City-Tottenham

Manchester United-Chelsea e javës së parë shërbeu vetëm si një antipastë sepse Premier League kampionati më i bukur në botë, sjell çdo javë nga një superndeshje.

Përballja big e javës së dytë është ajo që do të luhet pasditen e sotme në Etihad Stadium, me kampionët në fuqi të Manchester Cityt që presin në shtëpi Tottenham Hotspur në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël.

Të dyja skuadrat fituan ndeshjet e tyre të javës së parë respektivisht ndaj West Ham dhe Aston Villas.

City megjithatë ende nuk e ka harruar eliminim nga edicioni i kaluar i Champions League dhe do të tentojë të hakmarret sonte.

Mungesat janë më evidente te miqtë të cilët nuk kanë në dispozicion lojtarë me peshë Son i pezulluar dhe Dele Alli i dëtmuar pa harruar Foyth e Sessegnon, ndërkohë që te City mungojnë Mendy dhe Sane.

Më herët në orën 13:30 Arsenali do të presë në Londër, Burnleyn me synimin për të shkuar në 6 pikë, por misioni nuk do të jetë i lehtë për “Topçinjtë” për të marrë tre pikët e rradhës pasi skuadra nga Turf Moor është një kockë e fortë dhe këtë e tregoi edhe javën e parë me fitoren e thellë që mori ndaj Southampton.

Gjatë ditës së sotme do të kërkojë tri pikë edhe Liverpooli, që nga ora 16:00 udhëton te Southampton.

(Kosova Sot Online)