Marku braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

  • 17 August 2019 - 13:18
Marku braktis Vllazninë, transferohet te Drenica

Kalimi i futbollistëve shqiptarë në IPKO Superligën e Kosovës është kthyer në një trend tashmë.

Pas Ardian Cuculit dhe Ylli Shametit që u transfruan respektivisht te Drita dhe Gjilani, në Kosovë është transferuar zyrtarisht edhe ish-kapiteni i Vllaznisë Antonio Marku, i cili ka lënë përfundimisht shkodranët për të kaluar te Drenica.

Ky i fundit u largua nga kuqeblutë menjëherë pasi te Vllaznia i kërkuan të kryente një provë disa ditore dhe nëse do të bindte trajnerin Mirsad Jonuz do të firmoste kontratën e re.

Marku nuk e pranoi diçka të tillë pasi aftësitë e tij dihen dhe gjeti një skuadër të re për të vijuar karrierën.

Pasi arriti akordin me drejtuesit e Drenicës për një kontratë 1-vjeçare, mbrojtësi 27-vjeçar u prezantua si blerja më e re e skuadrës nga Skënderaj.

(Kosova Sot Online)