Neymar zyrtarisht largohet para kohe nga stërvitjet, nuk ftohet për ndeshjen me Rennes

  • 17 August 2019 - 13:32
Neymar zyrtarisht largohet para kohe nga stërvitjet, nuk ftohet për ndeshjen me Rennes

Neymar do të jetë sërish jashtë për ndeshjen që Parisi do ta zhvillojë të dielën me Rennes.

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se Neymar Junior, nuk ka kompletuar gjithë stërvitjen në mëngjesin e së shtunës, çka do të thotë se ende nuk është rikuperua nga shqetësimet e vogla.

Pasi e humbi ndeshjen hapëse në Ligue 1, ai tani do të mungojë edhe kundër Rennes.

“Neymar i nisi stërvitjet me ne sot, por nuk i mbaroi. Ende është shumë herët për të”, tha Tuchel.

Neymar vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Franca.

Barcelona dhe Real Madridi janë duke insistuar për 27-vjeçarin dhe të gjithë besojnë se ai do të kthehet në Spanjë për sezonin 2019/20. 

(Kosova Sot Online)