S’ka vend sërish për Shaqirin, Klopp starton me Mane, Salah e Firmino kundër Southampton

  • 17 August 2019 - 15:06
S’ka vend sërish për Shaqirin, Klopp starton me Mane, Salah e Firmino kundër Southampton

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Southampton e Liverpool

Southampton dhe Liverpool do të përballen nga ora 16:00 në stadiumin “St. Mary’s”, xhiro e dytë në Premierligë.

Në ndeshjen e parë, Liverpooli mori pikët e plota, duke e mposhtur 4-1 Norwich Cityn, derisa Southamptoni humbi 3-0 në udhëtim te Burnley.

Në këtë ndeshje sërish s’ka vend për shqiptarin, Xherdan Shaqiri, i cili ka paralajmëruar se nëse nuk i premtohen minuta, mund të ndërrojë skuadër këtë verë.

Portieri Adrian, që u lëndua gjatë festimeve pas triumfit në finale të Superkupës së Evropës, është rikuperuar dhe starton në port për “Redsat”.

Southampton:

Image

(Kosova Sot Online)