Liverpooli e kalon edhe sfidën e radhës në Premierligë

  • 17 August 2019 - 18:03
Liverpooli e kalon edhe sfidën e radhës në Premierligë

Liverpooli i Jurgen Kloppit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të sezonit të ri, 2019/20, të Premierligës, këtë herë duke shënuar fitore me rezultat 2:1 si mysafir kundër Southamptonit.

Stadiumi “St.Mary’s” i Southamptonit ishte skena ku Liverpooli u përball me sfidën e dytë në synimin për t’u shpallur kampionë të Anglisë për herë të parë që nga sezoni 1989/90.

Djemtë e Jurgen Kloppit e vazhduan ecurinë e mirë, duke e mposhtur edhe Southamptonit, falë golave të shënuar nga Sadio Mane, në minutën e 45+1 të ndeshjes, dhe nga Roberto Firmino, në minutën e e 71-të.

Megjithatë, gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, Southamptoni bëri presion të madh mbi mbrojtjen e Liverpoolit dhe madje e detyroi portierin Adrian ta bëjë një gabim, të cilin e shfrytëzoi Danny Ings për ta zvogëluar epërsinë e Liverpoolit në 2:1.

Xherdan Shaqiri nuk luajti asnjë minutë në këtë ndeshje pasi që Kloppi vendosi t’i inkuadrojë nga stoli tre lojtarë të tjerë – Divock Origin, Fabinhon dhe Jordan Hendersonin.

Në xhiron e radhës, Liverpoolin e pret një sfidë e vërtetë pasi që “Reds” do të përballen me Arsenalin, i cili gjithashtu ka rekord të 100 për qindtë deri më tani.

(Kosova Sot Online)