Arijanet Muriçi shkëlqen në fitoren e Nottinghamit

  • 17 gusht 2019 - 18:34
Arijanet Muriçi shkëlqen në fitoren e Nottinghamit

Portieri kosovar i Nottingham Forestit, Arijanet Muriçi, arriti ta mbajë portën e paprekur në ndeshjen e tretë të sezonit të ri të Championshipit, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Birminghman Cityt.

Pasi nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën e tij me Nottingham Forestin, ku është i huazuar nga Manchester City, Arijanet Muriçi shkëlqeu në ndeshjen e tretë të Championshipit.

Për paraqitjen e tij të mirë në këtë ndeshje, Muriçi u shpërblye me notë 7.1 nga SofaScore, ndërsa nota të larta morën edhe tre bashkëlojtarët e tij që shënuan gola – Joe Lolley, Leëis Grabban dhe Michael Daëson.

Me këtë fitore, Nottinghami ngrihet në pozitën e dhjetë në tabelë, me katër pikë të fituara nga tre ndeshje të zhvilluara, ndërsa Birminghami, me po aq pikë, radhitet në vendin e 15-të.

Muriçi i ka pranuar tri gola në po kaq ndeshje të zhvilluara në nivelin e dytë të futbollit në Angli këtë sezon. Edhe pse ky nuk është një numër shumë i madh i golave, ai u kritikua për paraqitjet e tij pasi që i bëri dy gabime në ndeshjen e tij të parë.

Megjithatë, Muriçi i ka bërë 13 pritje të mira në këto tri ndeshje të zhvilluara dhe ai do të shpresojë se do ta vazhdojë me formën e mirë të shfaqur sot edhe pas katër ditësh, kur Nottinghami do të përballet me Charlton Athletic.

(Kosova Sot Online)