Man City kalon në epërsi ndaj Tottenhamit pas një aksioni të bukur

  • 17 August 2019 - 18:59
Man City kalon në epërsi ndaj Tottenhamit pas një aksioni të bukur

Manchester City ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Tottenhamit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin Etihad dhe është e vlefshme për xhiron e dytë të Premierligës.

Në minutën e 19-të të ndeshjes, ishte Raheem Sterlingu ai që e kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi, pas një aksioni të bukur.

(Kosova Sot Online)