Milani ia kërkon Tottenhamit Aurierin

  • 17 August 2019 - 20:43
Milani ia kërkon Tottenhamit Aurierin

Milani e ka kontaktuar formalisht Totternhamit për ta pyetur sa a mund ta marrë Serge Aurierin në formë huazimi për sezonin e ri, me mundësinë për ta blerë në formë permanente verën e ardhshme, sipas medieve franceze.

Soccerlink pretendon se kuqezinjtë janë të përgatitur ta transferojnë fildishiasin gjatë këtij afati kalimtar të verës. Serge Aurier kishte qenë afër kalimit në “San Siro” edhe në vitin 2017, por pastaj e kishte zgjedhur Tottenhamin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka pasur të vështirë ta dëshmojë veten në Angli. Për këtë arsye, klubi nuk dëshiron të shpenzojë shumë para për pagën e tij, të cilin e sheh thjesht si rezervë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino.

Pasi që afati kalimtar për klubet angleze tashmë është mbyllur, Tottenhami i mbetet vetëm opsioni për ta shitur Aurierin te ndonjë klub jashtë vendin, pasi që afati kalimtar për vendet e tjera evropiane nuk mbyllet deri më 2 shtator.

Pikërisht këto vjen në fjalë Milani, pasi që drejtuesit italianë janë treguar të gatshëm t’ia ofrojnë fildishiasit një mundësi për ta dëshmuar veten në Serie A.

Megjithatë, Milani do të preferonte që marrëveshja të ishte në formë huazimi me opsionin për ta blerë verën e ardhshme, mirëpo Tottenhami dëshiron më shumë siguri pasi që i kishte shpenzuar 25 milionë euro për ta blerë atë nga Paris Saint-Germaini. 
(Kosova Sot Online)