Kloppi, pas gafës së Adrianit: Gabimet janë normale për portierët e Liverpoolit

  • 17 August 2019 - 21:10
Kloppi, pas gafës së Adrianit: Gabimet janë normale për portierët e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, bëri shaka se gabimi i portierit Adrian në ndeshjen e sotshme kundër Southamptonit ishte vetëm pjesë e një riti për portierët në “Anfield”.

Kampioni në fuqi i Evropës u detyrua t’i mbrojë fuqishëm tre pikët në stadiumin “St Mary’s”, pasi që një gafë e portierin spanjoll bëri që Liverpooli të pësojë gol në fitoren me rezultat 2:1.

“Reds” kishin qenë dukë u ndierë rehat pas dy golave të shënuara nga Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Mirëpo, Adriani e ktheu Southamptonin në lojë, kur ia pasoi topin drejt në këmbët e Danny Ings, që shënoi gol.

Gafa e Adrianit ishte e ngjashmë me gabimin që e kishte bërë portieri i parë i Liverpoolit, Alissoni, sezonin e kaluar kundër Leicesterit. Alissoni është për momentin i lënduar dhe për këtë arsye ai po zëvendësohet nga Adriani.

Duke folur pas ndeshjes, Kloppi nuk tingëlloi i zemëruar me gabimin e Adrianit, duke thënë se gabimet e tilla ishin normale për portierët e Liverpoolit.

“Jo, nuk e kishim ndeshjen jashtë kontrollit. Nëse e pranon një gol të tillë, skuadra tjetër do të vijë dhe skuadrat e tjera e ndjejnë presionin e javës së shkuar”, tha gjermani në një intervistë të dhënë për BBC pas ndeshjes.

“Southamptoni e pati një rast tjetër të mirë dhe nëse ata do të shënonin, ne nuk mund të ankoheshim – por mendoj se i merituam tri pikët. Jam i lumtur me paraqitjen tonë”.

“Ne ua japim atyre një shtyrje të madhe me atë pasimin e mirë nga Adriani. Ai më në fund ka ardhur sepse kjo është ndeshja e tij e tretë dhe është normale për një portier të Liverpoolit ta kryejë këtë detyrë [të bëjë gabime]. Tani mund të vazhdojmë përpara”.

Liverpooli ka përjetuar disa herë gafa të tilla nga portierët e vet gjatë viteve të fundit. Në mesin e tyre, më e paharrueshmja vlerësohet paraqitja e Loris Kariuesit në finalen e edicionit 2017/18 të Ligës së Kampionëve.


(Kosova Sot Online)