Liverpooli barazon rekordin me 11 fitore radhazi në Premierligë

  • 17 August 2019 - 22:59
Liverpooli barazon rekordin me 11 fitore radhazi në Premierligë

Sadio Mane dhe Roberto Firmino shënuan për t’ia siguruar Liverpoolit fitoren me rezultat 2:1 kundër Southamptonit. Me ato dy gola, Liverpooli e shënoi fitoren e 11-të radhazi në Premierligë.

Fitorja e së shtunës kundër Southamptonit jo vetëm që i dërgoi “The Reds” në kreun e tabelës së Premierligës, por e barazoi edhe rekordin e klubin për ecurinë më të mirë të fitoreve në ligën angleze.

Supergoli i shënuar nga Sadio Mane dhe goli i pjesës së dytë i Roberto Firminos u dëshmuan të jenë të mjaftueshme për t’i siguruar tri pikët në stadiumin “St. Mary’s”, përkundër një gafe të vonshme nga portieri Adrian, që ia dhuroi Danny Ingsit një gol kundër ish-klubit.

Ecuria e fitoreve e Liverpoolit

Ky rezultat e solli triumfin e 11-të radhazi për Liverpoolin, duke e barazuar ecurinë më të mirë në Premierligë në histori të klubit, që ishte vendosur mes muajit shkurt dhe prill të vitit 2014 nga Brendan Rodgers.

(Kosova Sot Online)