Forlan: Ronaldo e kalonte ditën duke e shikuar veten në pasqyrë, ishte egoist

  • 17 August 2019 - 23:08
Forlan: Ronaldo e kalonte ditën duke e shikuar veten në pasqyrë, ishte egoist

Ish-futbollisti legjendar i Uruguait, Diego Forlan, thotë se Cristiano Ronaldo ishte egoist në zhveshtoren e Manchester Unitedit dhe se gjithmonë dëshironte ta kishte afër ndonjë pasqyre.

40-vjeçari, i cili kishte qenë pjesë e Manchester Unitedit karrierës së tij, thotë se portugezi nuk ishte njeriu i duhur për ta veshur fanellën me numër shtatë, të cilën më parë e kishte mbajtur David Beckham.

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, i kaloi gjashtë sezone në “Old Trafford” mes vitit 2003 dhe 2009, ku u bë i njohur si njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, nën drejtimin e trajnerit legjendar, Sir Alex Fergusonit.

Ai më vonë u transferua në Real Madrid, ku mbeti për pothuajse një dekadë, para se t’i bashkohej kampionit italian para një viti. Me Juventusin, ai e fitoi titullin e Serisë A në sezonin e tij debutues në Itali.

Megjithatë, ish-sulmuesi i “Djajve të kuq”, Forlan, e kujtuar sjelljen jo shumë të hijshme të 34-vjeçarit, përkundër sukseseve të tij të shumta në “Old Trafford”.

“Ronaldo ishte një egoist në zhveshtore, jo si Beckhami. Cristiano gjithmonë dëshironte të ishte afër ndonjë pasqyre. Ai e kalonte të gjithë ditën duke e shikuar veten në pasqyre”, u shpreh Forlani në një intervistë të dhënë për The Mirror.

Dyshja kishte luajtur për pak kohë bashkë gjatë sezonit të fundit të Forlanit me Manchester Unitedin, para se ai t’i bashkohej Villarrealit në verën e vitit 2004, pasi e kishte fituar trofeun e Premierligës me klubin anglez.

Në anën tjetër, Ronaldo i ndihmoi Manchester Unitedit t’i fitojë edhe tre trofe të tjerë gjatë kohës së tij në “Teatrin e Ëndrrave”, si dhe trofeun e Ligës së Kampionëve kundër rivalit vendor, Chelseat.

(Kosova Sot Online)