Dybala shënon gol të jashtëzakonshëm për Juventusin

  • 17 August 2019 - 23:54
Dybala shënon gol të jashtëzakonshëm për Juventusin

Tifozët e Manchester Unitedit dhe Tottenhamit do ta vuajnë vendimin e skuadrave të tyre për t’i ndalur tentimet për ta transferuar Paulo Dybalan këtë verë, pasi që argjentinasi e shënoi sot një gol të jashtëzakonshëm për Juventusin.

Paulo Dybala, i cili do të qëndrojë me bardhezinjtë edhe për sezonin e ardhshëm pasi që i dështoi transferimi, ishte mbresëlënës në fitoren me rezultat 1:0 të Juventusit kundër klubit të Serisë C, Triestinas.

Kjo mund të ketë qenë vetëm ndeshje miqësore, mirëpo argjentinasi e shënoi njëri ndër golat më të mirë të karrierës së tij, pasi që e dribloi një mbrojtës para se ta shënonte një supergol.

(Kosova Sot Online)