Jesus nuk përmbahet pas anulimit të golit nga VAR në fund të ndeshjes

  • 18 August 2019 - 09:00
Jesus nuk përmbahet pas anulimit të golit nga VAR në fund të ndeshjes

Manchester Cityt ndalet në xhiron e dytë në Premierligë.

Te besuarve të Pep Guardiolës iu mohua fitorja ndaj Tottenham Hotspur në mënyrë dramatike të shtunën në mbrëmje, ndeshje që përfundoi 2-2.

Pasi VAR-i theu zemrat e Cityt kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve në prill të këtij viti duke anuluar golin e triumfit të shënuar nga Sterling, kjo ndodhi sërish me kampionët e Anglisë.

VAR, që po përdoret për herë të parë këtë edicion në Premierligë, tani e ka goditur përsëri klubin anglez në “Etiham Stadium”.

Në minutën e 92′, kur ndeshja ishte 2-2 dhe ishin dhënë 4 minuta shtesë, sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, shënoi gol të bukur dhe festoi si i çmendur bashkë me shokët e skuadrës, pasi po ia siguronte tri pikë dramatike Man Cityt.

Por, Michael Oliver vendosi ta anulojë golin pas konsultimit me VAR, pasi Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë para se të përfundojë në këmbët e Jesusit.

Kjo e irritoi Jesusin. Ai tregoi zhgënjimin e tij te gjyqtari Oliver dhe mund të shihet dhe dëgjohet duke bërtitur” “VAR është jashtëqitje”.

(Kosova Sot Online)