Ironizon Guardiola pas golit të anuluar nga VAR në fund të ndeshjes

  • 18 gusht 2019 - 10:03
Ironizon Guardiola pas golit të anuluar nga VAR në fund të ndeshjes

I kishte ndodhur në Champions League, i ndodhi edhe në Premierligë.

VAR, që po përdoret për herë të parë këtë edicion në Premierligë, tani e ka goditur përsëri klubin anglez në “Etiham Stadium”, aty ku ndodhi drama e vërtetë në çerekfinale të Champions League në prill të këtij viti.

Në minutën e 92′, kur ndeshja ishte 2-2 mes Man City dhe Tottenham dhe ishin dhënë 4 minuta shtesë, sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, shënoi gol të bukur dhe festoi si i çmendur bashkë me shokët e skuadrës, pasi po ia siguronte tri pikë dramatike kampionëve të Anglisë.

Por, Michael Oliver vendosi ta anulojë golin pas konsultimit me VAR, pasi Aymeric Laporte e kishte prekur topin me dorë para se të përfundojë në këmbët e Jesusit.

 

Natyrisht, kjo nuk i ka pëlqyer Pep Guardiolës, që ka ironizuar me situatën e prillit, pasi Llorente në atë ndeshje dramatike në prill, kishte prekur topin me dorë, por VAR nuk kishte arritur të sqarojë gjithçka 100% duke pranuar golin.

“Nganjëherë nuk është prekje me dorë si Llorente në Champions League… nganjëherë është prekje me dorë”, u shpreh i nervozuar Guardiola.

Në anën tjetër, Mauricio Pochettino, tha “e dua VAR-in”, pasi e shpëtoi ekipin e tij nga humbja, që në fund u largua me një pikë nga Etihad Stadium

(Kosova Sot Online)