UFC-241: Rikthimi triumfues i Nate Diaz pas 3 vitesh

  • 18 August 2019 - 13:07
UFC-241: Rikthimi triumfues i Nate Diaz pas 3 vitesh

Koha kalon por Nate Diaz mbetet i njëjti.

Djaloshi i keq nga Stockhton ka triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Anthony Pettis në eventin UFC-241 zhvilluar sot në Kaliforni.

Të tre gjyqtarët votuan në favor të Diaz: 30-27, 30-27 dhe 29-28.

Një duel mjaft i bukur, i dominuar dhe tuare me meritë nga Nate Diaz, që rikthehet në kafaz pas 3 vitesh, që nga humbja e revanshit me McGregor.

Diaz tregoi një formë të mirë, duke e dominuar sfidën në të trija raundet dhe meritoi toren.

“U riktheva pasi të gjithë ata që janë aktualisht në UFC ta shpifin. Tani është koha që unë të marr në dorë frenat e këtij sporti. Rivali i radhës? Jorge Masvidal”, u shpreh Nate Diaz pas përfundimit të ndeshjes.

Kjo është fitorja nr.20 e Diaz në kafaz, ku numëron edhe 11 humbje.

(Kosova Sot Online)