Muslija i lumtur me golin e parë në Bundesliga 2

  • 18 August 2019 - 14:23
Muslija i lumtur me golin e parë në Bundesliga 2

Muslija e ka nisur siç është më së miri në Bundesliga 2 me Hannoverin.

Futbollisti i ri i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar gol mbrëmë në fitoren e Hannoverit në Bundesliga 2.

Hannover, që sezonin e kaluar ra nga Bundesliga, e mposhti 3-0 skuadrën e Wehen, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Bundesliga 2.

Muslija shënoi golin e dytë për ekipin pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës të cilin e finalizoi për mrekulli në minutën 57’.

Hannoverin

Ai lëshoi fushën e lojës menjëherë pas golit, në minutën e 58′, u inkuadrua Genki Haraguchi.

Futbollisti më i ri i “Dardanëve” falënderon tifozët për mbështetjen.

“Po, po, po!!! mbështetje e madhe nga tifozët. I lumtur për golin e parë”, shkroi Muslija në rrjetet sociale.

Kjo ishte paraqitja e katërt këtë sezon për 21-vjeçarin që pritet të bëjë debutimin me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florent (@florentmuslija23) on

(Kosova Sot Online)