Simeone kërkon nga La Liga të ndryshohet data e afatit kalimtar

  • 18 August 2019 - 15:07
Simeone kërkon nga La Liga të ndryshohet data e afatit kalimtar

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se afati kalimtar i transferimeve të La Ligas duhet të mbyllet para fillimit të sezonit.

Afati i verës 2019-20 mbetet i hapur për klubet e La Ligës deri më 2 shtator, pavarësisht se sezoni fillon më 16 gusht, dhe argjentinasi dëshiron që kjo gjë të ndryshojë.

“Unë mendoj se të gjithë menaxherët e La Ligas do të donin që të ndryshohej në mënyrën se si është tani në Angli”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Jam i sigurt se shumica e menaxherëve e kanë ndërtuar skuadrën me të cilën dëshirojnë të punojnë përpara ndeshjes së parë të sezonit”. 

“Do të ishte mendërisht më e shëndetshme për të gjithë të përfshirët nëse afati do të ishte e mbyllur dhe të gjithë do të përqendroheshin tek ata djem që do të luajnë”.

“Tani duhet të presim deri më 2 shtator dhe mund të ketë ndryshime”, përfundoi trajneri i Atleticos.

Ndryshe, Atletico ka qenë njëri nga klubet më aktive në këtë afat kalimtar duke bërë shitje dhe blerje të mëdha si Antoine Griezmann dhe Joao Felix.

(Kosova Sot Online)