Ish mentori i Griezmann thotë se lojtari vuan nga amnezia

  • 18 August 2019 - 16:10
Ish mentori i Griezmann thotë se lojtari vuan nga amnezia

Olhat, i cili ende punon në Atletico Madrid, ka thënë se Griezmann nuk është djalë i keq por ai vuan nga amnezia dhe i harron ata të cilët e kanë ndihmuar atë në të kaluarën

Eric Olhats, ish këshilltari i Antoine Griezmann dhe trajneri i cili tani punon në Atletico Madrid, e ka kritikuar francezin për sjelljet e tij dhe mënyrën se ai shkoi në Barcelonë. Ai po ashtu e ka kritikuar Greizmann duke marrë parasysh punën e tij me të në të kaluarën dhe e ka akuzuar atë se vuan nga amnezia.

“Antoine e meritonte një largim më të dinjitetshëm”, tha Olhats për Le Journal du Dimanche. “Është faji i tij por edhe i rrethit të tij”.

“E kuptoj dëshirën për të bërë diçka ndryshe pas pesë viteve në të njëjtin klub”, vazhdoi Olhats i cili thotë se Griezmann se ai i ka borxhe të mëdha Miguel Angel Gil, drejtorit sportiv Andrea Berta, bashkë me Diego Simeone.

Olhats e ka rikujtuar kohën kur ai ishte agjent i Griezmann dhe ai ka thënë se Pique dhe Suarez e kanë telefonuar atë disa herë, njëherë edhe Messi. Ai ishte bindur nga ta, në atë kohë, por ishte shumë shpejt të largohet. Barcelona e ka kontaktuar atë përsëri pas ndeshjes kundër Juventusit në shkurt në Ligën e Kampionëve.

“Negociatat nuk u zhvilluan në momentin e duhur”, thotë ai. Atletico ka raportuar se Barcelona e ka kontaktuar Griezmannin derisa ai ishte nën kontratë me ta dhe tani ata thonë se duan edhe 80 milionë euro për shkak se ishin pajtuar me të para se klauzola e lirimit ishte 200 milionë e jo 120 milionë euro sa kanë dhënë për të.

“Antoine nuk është djalë i keq”, tha ai për atë çfarë dëshiron të thotë për amnezinë e Griezmann. “Kur ai lëviz përpara, ai thjesht nuk kthehet pas për ti kujtuar të tjerët. Ai i harron njerëzit të cilët nuk i konsideron më pjesë e skenarit të tij”.

(Kosova Sot Online)