Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit

  • 18 August 2019 - 17:51
Alexis Sanchez gjithnjë e më afër Interit, transferimi drejt finalizimit

Interi është shumë afër për të mbyllur një marrëveshje për sulmuesin e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez.

Të shtunën mbrëma u raportua se Sanchez kishte rënë dakord me Interin dhe Gianluca Di Marzio shtoi se bisedimet janë duke vazhduar midis dy klubeve për një huazim me mundësi blerje rreth 15 milionë euro.

Di Marzio shton se negociatat aktualisht po zhvillohen rreth pagës së lojtarit, me Unitedin që pritet ta mbulojë një pjesë të pagës.

Sidoqoftë, gazetari i Sky Sport Italia siguron se kjo është vetëm një ‘detaj’ dhe se një transferim do të finalizohet së shpejti. 

Ish-ylli Udineses, i cili mbush 31 vjeç në dhjetor, ka dalë si zgjedhja më e mirë e Interit për të plotësuar dyshen Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez pasi Edin Dzeko nënshkroi një kontratë të re me Romën.

Sanchez fitoi 19, barazoj tetë dhe humbi 10 nga 37 ndeshjet e tij me Lukakun në Old Trafford.

Interi gjithashtu kuptohet se ka siguruar një transferim falas për verën e ardhshme të mbrojtësit italian, Matteo Darmian.

(Kosova Sot Online)