Dështon prapë Chelsea, vetëm barazim në Stamford Bridge

  • 18 August 2019 - 19:26
Dështon prapë Chelsea, vetëm barazim në Stamford Bridge

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së dytë në Premier Ligë, në mes të Chelsea dhe Leicester. Djemtë e Frank Lampard nuk kanë arritur më shumë se një barazim kundër atyre të Brandon Rodgers

Chelsea nuk po arrin të këndellet.

Pas humbjes se thellë kundër Manchester United në xhiron e parë, Chelsea nuk ka arritur që ti arkëtoi tri pikët e para në Premier Ligë, pasi që ka barazuar kundër Leicester City.

Blutë e Londrës e nisën ndeshjen shumë mirë dhe arritën që të kalojnë në avantazh në minutën e shtatë.

I riu Mason Mount vodhi një top të mirë nga mbrojtja e Leicester për të shënuar gol në këndin e djathtë të portës se Shmeichel.

Pjesa e parë u dominua nga Chelsea por edhe Leicester dilte shpejt në kundërzbritje dhe disa herë mund ta dënonte Chelsean.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit.

Ndidi shfrytëzoi mirë një ndërprerje dhe pas goditjes nga këndi barazon rezultatin në minutën e 67-të.

Chelsea u mundua ta rikthejë rezultatin por pa rezultat.

Pavarësisht rasteve të krijuara, bluve iu mungoi konkretizimi dhe në fund mbeten me një pikë, duke mos arritur që ti marrin tri pikë nga ndeshja e parë në Stamford Bridge.

Pas këtij barazimi Chelsea ngritët në vendin e 15 më një pikë, kurse Leicester është në vendin e 12 me dy pikë.

(Kosova Sot Online)