Dybala pritet të takohet me përfaqësues të PSG-së?

  • 18 August 2019 - 22:40
Dybala pritet të takohet me përfaqësues të PSG-së?

Përfaqësuesit e Paulo Dybalas raportohet se do të takohen me Paris Saint-Germain të martën, derisa e ardhmja e tij në Juventus mbetet në dyshim

La Joya më herët kishte refuzuar kalimin e Manchester United dhe Tottenham Hotspur për shkak të problemeve që ka më të drejtat e imazhit dhe komisionit të agjentit të tij.

Ai e shënoi një gol të bukur mbrëmë në miqësoren kundër Triestina duke dërguar aty një mesazh klubit dhe tifozëve duke festuar me emrin e tij në fanellë dhe duke treguar se sa i lidhur është ai me klub ku puthi logon e Juves.

Megjithatë, sipas Sport Mediaset, IlBianconero.com dhe disa media tjera e kanë lidhur atë me një kalim në PSG.

Paris Saint-Germain mbetet njëri prej klubeve të paktë të cilët nuk kanë interes për të nënshkruar për të drejtat e imazhit të lojtarëve të tyre, kështu që për ta nuk do të këtë veprime ligjore.

Argjentinasi po ashtu shihet si një zëvendësues i Neymar që dëshiron largimin.

Nëse Dybala shitet për 70 milionë euro, këto para Juve do ti investonte në Mauro Icardin e Interit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Dybala do ta pranonte transferin, pasi që ai këtë e ka bërë gjatë gjithë verës dhe se ai dëshiron të rri në Torino.

I vetmi klub që ai mund ta konsideron largimin është Paris Saint-Germain. 

(Kosova Sot Online)