Real Madrid apelon kartonin e kuq të Modric

  • 18 August 2019 - 23:30
Real Madrid apelon kartonin e kuq të Modric

Mesfushori kroat mund të suspendohet për tri ndeshje pasi që i është dhënë karton i kuq drejtpërdrejtë në ndeshjen kundër Celta Vigos

Real Madridi ka vendosur që të apeloi kartonin e kuq të Luka Modric, në mënyrë që të shmang një karton të kuq me më shumë ndeshje. Kartoni i kuq ju dha pas ndërhyrjes se tij kundër Denis Suarez të shtunën.

Gjyqtari i ndeshjes në raport ka theksuar se mesfushori i Real Madridit është përjashtuar në minutën e 56-të për “ndërhyrjen e tij në thembrën e akilit të lojtarit, edhe pse ai nuk kishte mundësi ta merrte topin”.

Real Madridi e konsideron që versioni i gjyqtarit është jo i drejtë, sipas pike vështrimit të tyre dhe se Modric ishte përpjekur të luajë me top dhe nuk e kishte për qëllim ta lëndonte Suarezin.

Modric mund të përballet me një ose tri ndeshje mos lojë për kartonin e kuq. 

(Kosova Sot Online)